Fundamenti

Ramiz Krasniqi publikon listën për dy ndeshjet miqësore me Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll U-19, Ramiz Krasniqi, pas tri ditësh të grumbullimit në kompleksin sportivë në Hajvali, ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë drejt Shqipërisë ku do ti zhvillon dy ndeshje miqësore me Kombëtaren Shqiptare.

Vetë Përzgjedhësi Krasniqi ka bërë të ditur se këto dy ndeshje janë të mirëseardhura për të parë nga afër cilësinë e futbollistëve.
“Do t`i kemi dy ndeshje me vëllezërit tanë nga Shqipëria, do ti zhvillojmë dy ndeshje miqësore në “Elbasan Arena”, ku do të shohim nga afër se sa të përgatitur jemi për sfidat të cilat na presin gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Futbollistët do të kenë rastin të dëshmojnë potencialin e tyre në këto dy ndeshje për rrugëtimin e tyre të mëtutjeshëm dhe vetëm për më të mirët do të ketë vend në Kombëtare, duke ditur se paraqitja e tyre me ngjyrat e Kombëtares së Kosovës duhet të jetë nder dhe respekt”.

Krasniqi brenda tri javësh ka grumbulluar dy herë futbollistët e tij në kompleksin e Hajvalisë me të vetmin qëllim që sa më shumë t’ju jep hapësira futbollistëve të tregojnë kapacitetin e tyre.

FIDANISHTJA

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi për ndeshjet miqësore me Shqipërinë ka vendosur për këta 23 futbollistë:

1)Arnis Ajeti
2)Lorenc Shala
3)Olti Ismajli
4)Andi Namani
5)Yll Ibrahimi
6)Aulon Shabani
7)Bleron Avdimetaj
8)Dienit Isufi
9)Leonard Shala
10)Erlis Xhemajli
11)Milazim Barjaktari
12)Shaban Shabani
13)Ardian Hasani
14)Riad Jashari
15)Arbnor Ferati
16)Lorik Rexhepi
17)Muamet Llapashtica
18)Rezart Rama
19) Genc Hyseni
20)Klodis Muharemi
21)Miftar Avdiu
22)Egzon Fazliu
23) Selim Halabaku

Ndeshja e parë miqësore kundër Shqipërisë do të zhvillohet me 16 qershor duke filluar në ora 18:00, ndërsa ndeshja e dytë
zhvillohet me 18 qershor në ora 10:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.