UBT

Ramiz Krasniqi: Po vazhdojmë t`i përzgjedhim më të mirët për kualifikimet për Kampionatin Evropian

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Kosovës U19, nën drejtimin e Përzgjedhësit Ramiz Krasniqi, sot në stadiumin e 2 Korrikut për tri ditë radhazi nga 27 futbollistët si ata vendor dhe nga diaspora, do të stërvisin dhe do t`i zhvillojnë dy ndeshje miqësore njërën në Drenas ndaj Drenasit dhe me 2 Korrikun në Prishtinë.

“Ky është një grumbullim i radhës gjatë këtij viti, ne vazhdimisht në këto grumbullime po kërkojmë futbollistët më të mirë dhe më të përgatiturit, sot kemi mbajtur një stërvitje të lehtë tekniko-taktike dhe disa varianta të mundshme gjatë lojës, ndërsa nesër do të takohemi në Drenas me skuadrën e Drenasit dhe pasnesër me 2 Korrikun në Prishtinë, të gjithë futbollistët e ftuar do të kenë rastin ti tregojnë kualitetet e tyre gjatë këtyre dy ndeshjeve”, ka bërë të ditur përzgjedhësi Krasniqi.

Fundamenti

Se sa është i kënaqur me futbollistët e ftuar brenda këtij viti në grumbullimet e mbajtura, përzgjedhësi Krasniqi ka theksuar.
“Ne si Kombëtare ju japim gjithmonë hapësirë më të mirëve, ne gjatë grumbullimeve tona kemi pasur mjaft futbollist në sprova por është shumë vështirë të komponosh skuadrën pasiqë jemi të detyruar sipas moshës ti thërrasim në Kombëtare, do të thotë në këtë element jemi mjaft të kufizuar, por së bashku me ekipin tim kemi punuar mjaft dhe shpresojmë se gjerë në fillim të tetorit vend do të zënë vetëm më të mirët, pasiqë siç dihet ne jemi në një grup shumë të fortë me Rusinë, Poloninë e Uellsin, por nuk do të thotë që po dorëzohemi para kohe përkundrazi ne do të shpalosim tërë potencialin tonë për suksese të kombëtares së Kosovës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.