RCCOLA

Ramiz Krasniqi: Po kërkojmë më të mirët për eliminatoret e Kampionatit Evropian

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ashtu si në shumicën e rasteve, stadiumi i 2 Korrikut në Prishtinë është bërë vatër e futbollistëve të Kombëtares U19 në grumbullimet e saja tani e një kohë të gjatë.

23 futbollist dhe tre portier është numri i futbollistëve në grumbullimin tre ditorë, të cilët nën drejtimin e përzgjedhësit Ramiz Krasniqit po stërvitin me intensitetin më të lart me të vetmin qëllim për të parë nga afër formën e çdo futbollisti pasiqë në muajin Nëntor, Kombëtarja U19 e Kosovës udhëton drejt Uellsit në fazën eliminatore e vlefshme për Kampionatin Evropian,ku do të përballet me Kombëtaren e Rusisë, Polonisë dhe nikoqirin Uellsin.

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, me dy ndihmësit e tij Nazmi Rama dhe Xhelal Karabeg, ka shtuar intensitetin e punës me futbollistët e ftuar për të parë se sa janë të gatshëm futbollistët para sfidave tejet të vështira që do ti presin në muajin Nëntor.
“Ne gjatë tërë vitit kemi pasur grumbullime me futbollist të ndryshëm duke parë nga afër cilësitë e tyre, me disa futbollist kemi qenë të kënaqur duke bërë seleksionimin e tyre, më nuk do të ketë ardhje të reja të futbollistëve, ne kemi krijuar bazën e skuadrës së bashku me bashkëpunëtorët e mijë kemi bërë disa kombinime me futbollist nga Kosova dhe jashtë saj por gjithmonë në shprehje kanë ardhur vetëm më cilësorët dhe ne si Kombëtare do t’ju qasemi betejave futbollistike me këtë potencial momental që kemi pasiqë jemi të detyruar dhe të kufizuar sipas moshës të punojmë”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Fundamenti

Përzgjedhësi Krasniqi edhe njëherë ka bërë të ditur se në muajin Nëntor në shtetin e Uellsit, Kombëtaren e Kosovës e presin sfida shumë të vështira.

“Do të jetë një sprovë shumë e madhe për djelmoshat tanë në kualifikimet e Evropianit, pasiqë përball kemi Kombëtare shumë të forta por ne do të dëshmojmë se kemi kualitet dhe talent të futbollit, ne do të japim më të mirën e mundur për suksese pozitive”.

Krasniqi gjatë tërë vitit në grumbullimet e tij ka pasur shumë futbollist për t`i parë nga afër kualitetet e tyre, por në fund do të vendos me 22 futbollist për të udhëtuar në Nëntor drejt Uellsit.
“Çdo futbollisti i cili ka qenë në grumbullime dhe nuk ka arritur të na bind me kualitetet e tyre momentale i falënderojmë për paraqitjet e tyre, nuk do të thotë se janë të dobët por për momentin nuk kanë qenë aq shumë të përgatitur për t`i mbajt mbi supet e tyre ndeshjet të cilat na presin, unë ju dëshiroj karrierë të pasur futbollistike dhe nuk dyshoj në talentin që kanë”./rajonipress/