Fundamenti

Ramiz Krasniqi: Përfaqësuesja e Kosovës U19 e gatshme për Hungari

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Përzgjedhësi i Kosovës U19 në futboll, Ramiz Krasniqi, që nga 5-6-7 tetor edhe njëherë do ti grumbullon futbollistët e tij më të mirë, ndërsa numri i futbollistëve të cilët do të jenë në grumbullimin tre ditorë në Prishtinë do të numëron 24 futbollist.

Që nga fillimi i vitit, Krasniqi me stafin e tij gjatë grumbullimeve që kishte pasur me shumë futbollist, ka arritur që në notesin e tij të përzgjedh 24 futbollist për grumbullimin e fundit, ndërsa drejt ndeshjeve të eliminatorit të evropianit do të udhëtojnë vetëm 20 futbollist, ndërsa 4 futbollist nga grumbullimi i fundit duhet të pajtohen me fatin e tyre.

” Për gjatë gjithë vitit, me gjithë stafin kemi punuar në shumë grumbullime me shumë futbollist për të arritur në numrin 20 prej tyre, kemi pasur talenta të mirë nga shumë klube kosovare por edhe nga diaspora, ndërsa për stafin tim këta ishin ndër më të mirët, ka qenë konkurrencë mjaft e fort, për çdo pozitë kemi pasur edhe nga 4 futbollist por mendoj se i kemi përzgjedhë më të mirët, por nuk do të thotë që të tjerët kanë qenë të dobët përkundrazi edhe atyre në të ardhmen do t’ju jepet rasti të tregojnë kualitetet e tyre, ndërsa çdo futbollisti i dëshiroj karrierë të mirë futbollistike”.

Uji Dea

Në vitin e kaluar Përfaqësuesja e Kosovës U19, kishte arritur suksese kulminante duke u kualifikuar në Elite Round e cila u zhvillua në Portugali.

Ndërsa në Hungari nga 10 tetori do të ballafaqohen me Austrinë, Hungarinë e Sllovenin, i cili është një grup mjaft i fortë.

“Në vitin e kaluar kemi dëshmuar rezultate kulminante duke e ditur cilësinë e kundërshtarëve ne punën që bëjnë me kategoritë e reja dhe infrastrukturën që kanë, ne kemi pasur një gjeneratë të mirë të futbollistëve, por me punën tonë ja kemi arritë të dëshmojmë se edhe në futbollin e Kosovës punohet me kategori të reja dhe kemi talent, do të jetë mjaft vështirë në këto tri përballje pasiqë vija e mbrojtjes tek në është pak jo stabile pasiqë jemi të detyruar të punojmë sipas moshës dhe gjeneratës që kemi, por ne nuk do të dorëzohemi por do të mobilizohemi të tregojmë kualitetin tonë, me një fjalë ky do të jetë një festival futbollistik ku njeherit mundemi të mësojmë shumë”, ka theksuar Krasniqi, i cili njeherit ka falënderuar të gjithë futbollistët që kanë dhënë kontribut gjatë grumbullimeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.