UBT

Ramiz Krasniqi optimist në përzgjedhësit e tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nën drejtimin e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi dhe ndihmësit e tij, Nazmi Rama dhe Xhelal Karabeg, në stadiumin e qytetit të Ferizajit që nga sot për katër ditë me radhë, futbollistët e Përfaqësueses U-19 do të testohen dhe do të përzgjedhin për të krijuar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll U-19.

Njëzet e pesë futbollist sa ishin në grumbullimin e parë dy ditorë, e më pastaj grupi i dytë do të jetë nga 17 e 18 qershor, po japin më të mirën e tyre për të lënë përshtypje sa më të mirë tek trajnerët e tyre.

Uji Dea

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, si gjithmonë modest lidhur me përgatitjet e djelmoshave të tij në grumbullimin katër ditorë theksoi.
“I kam ndarë në dy grupe, secili grup do ti ketë nga dy ditë paraqitjet e tyre, në mesin tone kemi futbollist të talentuar por duhet kohë që të adaptohen, përpos që kemi futbollist vendor kemi edhe nga diaspora dhe po kërkojmë së bashku me ndihmësit e mijë të përzgjedhim më të mirët, pasiqë siç dihet në muajin tetor jemi në kualifikime për Kampionatin Evropian i cili do të mbahet në Finlandë dhe kemi tri ndeshje shumë të vështira me Austrinë, Izraelin dhe Lituanin, ndeshje të cilat do të zhvillohen brenda 7 ditësh, andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen tonë dhe do të bëjmë çmos që mos t`i hymë ndokujt në hakë”, shprehet përzgjedhësi Ramiz Krasniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.