KKVITI

Ramiz Krasniqi një jetë kushtuar futbollit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Legjendat sa më tepër që kalon koha aq më të dashur bëhen dhe ata nuk harrohen asnjëherë, përkundrazi ata na sjellin nostalgji si gjatë karrierës së tyre njashtu edhe kur të përshëndetën nga karriera e tyre.

Shteti i Kosovës, gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenj të futbollit që kanë lënë gjurmë të pashlyera kudo që janë paraqitur, i tillë është edhe ish futbollisti e tani trajneri Ramiz Krasniqi.

Shumë gjenerata e kujtojnë futbollistin “kaçurrel”, si “armikun” e shumë portjerve me nam si në futbollin Kosovar por edhe atij ish-Jugosllavë.

Krasniqi gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike kudo që u paraqit la gjurmë të thella, si në paraqitjet e tija në fushën e gjelbërt njashtu edhe për nga karakteri, duke dëshmuar kulturë të lartë sportive.

Krasniqi karrierën prej futbollisti e zhvilloi në shumë skuadra duke dhënë kontribut të çmueshëm, karrierën e filloi në Pionirë të Prishtinës duke vazhduar në Flamurtar, KEK-U, Radnick të Pirotit, Prishtinë, Novi Pazar, Ramiz Sadiku duke përfunduar karrierën tek “kuq e zinjët” e Flamurtarit.

“Isha shumë i ri kur u dashurova në topin “magjik” të futbollit, ishim një gjeneratë e papërsëritshme secili ishte më i mirë se tjetri, ishim shokë të mëdhenj të gjithë këta futbollist dikur u bënë emra të mëdhenj të futbollit Kosovar e më gjerë, ishin vite më të mira të jetës sime kur fillova me futboll”, shprehet me nostalgji Krasniqi.

Ish futbollisti Ramiz Krasniqi edhe pse ka një histori të madhe të futbollit, ai nuk mundet ta ndanë asnjë skuadër.
“Kudo që jam paraqitur kam luajtur me nder, i kam respektuar ngjyrat e çdo skuadre dhe jam shumë krenarë që kam dhënë kontribut në të gjitha skuadrat kudo që jam paraqitur”.

Mobi Casa

Ish sulmuesi Krasniqi tregon një enigmë të madhe kur ishte pjesë e Partizanit të Beogradit.
“Skuadra e Partizanit ishte një skuadër me renome Europiane, por ishte një skuadër që ju jepte rast futbollistëve nga vendet e vogla siç ishim ne në Kosovë, me të mbërritur në këtë skuadër pas pak kohe ishim në përgatitje në Pirot me skuadrën e Partizanit, gjatë përgatitjeve nga 12-13 ndeshje miqësore tregova lojëra shumë të pëlqyera në fanellën “bardh e zi”, por zyrtarët e Radnickit të Pirotit më kërkuan me ngulm dhe arrihet marrëveshja në mes Partizanit dhe Radnickit, në këtë skuadër tregova lojëra shumë cilësore në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë”.

Ramiz Krasniqi tregon gjeneratën e artë të Prishtinës kur e gjithë Kosova ishte Prishtinë.
“Ato kohëra nuk përsëriten më ato janë historike, nuk kemi luajtur vetëm 11 futbollist në fushë aty kanë luajtur që nga fëmijët e gjerë tek të moshuarit, aty është bërë revolucioni i futbollit e gjithë Kosova me fëmijë, gra e burra kanë qenë në stadium, aty janë gëzuar kanë qajtur të moshuarit si fëmijë për sukseset tona, aty kemi qenë një për të gjithë, të gjithë për një. Ne përpos që kemi qenë së bashku në fushë ishim edhe në shtëpitë tona së bashku, komentonim rivalët tanë në ndeshjet e radhës, unë kur e kam pasur një ditë më herët ndeshjen as që kam fjetur për të vetmen arsye se si do të luaj apo do t`i zhgënjej popullin tim, ne në klub kemi qenë si një shtet në vete”, kujton Krasniqi.

Krasniqi gjatë karrierës së tij kishte një lëndim të miniskusit, lëndim që e largoi nga fusha e blertë për një vit duke e penguar mjaft në vazhdimin e karrierës së tij, ku ne fund gozhdon këpucët sportive tek Flamurtari.

Ish sulmuesi Ramiz Krasniqi, menjëherë fillon zejen e trajnerit në kohërat më të vështira tek Flamurtari e Beslidhja, ndërsa pas lufte vazhdon tek Prishtina, Feronikeli e Liria.
“Në asnjë moment nuk mundesha të rri pa futboll, menjëherë u kyça tek Flamurtari ndërsa në fund përfundova tek Liria e Prizrenit. Gjatë kësaj periudhe kam pasur shumë futbollist cilësorë të cilët më vonë kanë bërë emra të mëdhenj në futbollin
e Kosovës e më gjerë”.

Krasniqi në vitin 2016 përzgjidhet përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës U19.
“Jam i nderuar nga ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, që më dha këtë besim ta drejtoj Përfaqësuesen e Kosovës U19, në fillim ishin pak kushtet e vështira por me pranimin e futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA, gjërat janë duke shkuar siç është më së miri por meritë të veçantë kanë FFK edhe dy bashkëpunëtorët e mijë, Nazmi Rama e Xhelal Karabeg, të cilët bëjnë një punë me përkushtim të jashtëzakonshëm”.

Ramiz Krasniqi edhe pse brenda një viti duhet ti përcjell rreth 40 futbollist për shkak të rregullave të moshës, thekson se ja ka arritur qëllimin pa ndonjë problem të madh.
“Gjatë grumbullimeve të cilat i kemi gjatë 9 muajve, ne duhet të gjejmë më të mirët dhe kemi kultura të ndryshme të futbollistëve nga shumë vende europiane por gjerë më tani me shumë sukses kemi arritur t`i përzgjedhim më cilësorit duke dëshmuar kualifikimet në “Elite Round” dhe në kualifikimet e fundit ku kemi pasur rezultate tejet të mira”.

Për futbollin e Kosovës është nder i madh që historia do ta kujton ish futbollistin e tani trajnerin e madh, Ramiz Krasniqin, i cili ishte dhe do të mbetet legjendë e futbollit të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.