GRANDEMALL

Ramiz Krasniqi: Në Uells udhëtojmë për të treguar karakter dhe futboll cilësor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, pas grumbullimeve gjatë tërë vitit me shumë futbollist të cilët i ka sprovuar në mënyra të ndryshme, para nisjes për ndeshjet kualifikuese për kampionatin Evropian i cili mbahet në shtetin e Uellsit, ka publikuar listën e tij prej 20 futbollistëve të cilët do ti sprovojnë forcat me njomakët nga Rusia, Polonia dhe nikoqirit e Uellsit.

Përzgjedhësi Krasniqi ka bërë të ditur se do të jetë mjaft vështirë, por ka treguar se Kombëtarja e Kosovës nuk udhëton për tu dorëzuar.
“Jemi të vetëdijshëm se kemi një grup mjaft të fortë me Kombëtare të dëshmuara, ne gjatë tërë vitit kemi sprovuar futbollist vendor e nga diaspora dhe tani jemi përcaktuar për këta 20 futbollist të cilët do ta kenë barrë në këto eliminatore, ne do të tregojmë karakter dhe angazhim të madh për të dëshmuar që edhe pse jemi një vend i vogël kemi talent dhe zemër, do ti shpalosim më të mirat që i kemi në dispozicion dhe mbetem me shpresë se Kombëtarja e Kosovës do të arrijë rezultate të mira gjatë tri ndeshjeve të cilat i kemi”.

20 futbollistët së bashku me shtabin e Kombëtares së Kosovës U19, do të tubohen me 10 e 11 nëntor për dy ditë ku do të stërvisin në stadiumin “Xhemajl Ibishi” të Flamurtarit, ndërsa me 12 nëntor do të udhëtojnë drejt Uellsit.

Mobi Casa

Ndeshjen e parë Kombëtarja e Kosovës U19 do ta zhvillon me 13 nëntor ndaj Rusisë, Ndaj Polonisë do të takohet me 16 nëntor ndërsa me nikoqirin Uellsin ballafaqohet me 19 nëntor.

Lista e plot e futbollistëve:
Petrit Terziu

Florent Demiri
Endrit Demolli
Altin Bytyçi
Blend Morina
Albin Krasniqi
Bujar Pllana
Albin Prapashtica
Adonis Aliu
Gentrit Halili
Qendrim Zyba
Hajdin Salihu
Arlind Shabani
Veton Tusha
Leonardo Uka
Valon Zumberi
Granit Berisha
Kevin Halabaku
Leart Sadriu
Artan Asani

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.