Fundamenti

Ramiz Krasniqi: Në takimet me Emiratet e Bashkuara Arabe dëshmuam cilësi

/ 2 minuta lexim

Dy ndeshjet miqësore të zhvilluara në qytetin e Mariborit në Slloveni, me Kombëtaren e Emirateve të Bashkuara Arabe, Kombëtarja e Kosovës U19 tregoi lojë cilësore, duke dëshmuar se Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, dalëngadalë po arrin të komponoj Kombëtaren e Kosovës për sfidat e reja të cilat e presin.

Në ndeshjen e parë Përfaqësuesja e Kosovës ka luajtur pa gola, ndërsa në takimin e dytë ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0.

Mobi Casa

Për Përzgjedhësin e Kosovës, Ramiz Krasniqi, këto dy ballafaqime ishin jashtëzakonisht të mirëseardhura.
“Zhvilluam dy ndeshje mjaft cilësore, mysafirët pothuajse mbi gjysma e futbollistëve të tyre ishin nga 21 vjeq, ne dëshmuam cilësi dhe angazhim, i sprovuam të gjithë futbollistët për të parë nga afër kualitetin e tyre, në këto ballafaqime ndërkombëtare zhvilluam disa taktika të cilat i kemi në plan në të ardhmen t`i zbatojmë, futbollistët treguan disiplinë të lart sportive dhe jam i kënaqur me angazhimin e tyre”, shprehet Krasniqi.

Përzgjedhësi Krasniqi ka bërë të ditur se në fund të muajit Gusht do të jetë edhe një grumbullim disa ditësh me futbollistët e tij.
“Do të jetë edhe një grumbullim në fund të këtij muaji, do të kërkojmë edhe disa futbollist që na kryejnë punë në të ardhmen, shpresoj se së bashku me shtabin tim do t’ja arrijmë qëllimin tonë”./rajonipress/