Ramiz Krasniqi: Në Portugali dëshmuam cilësi, por na mungoi përvoja
Gjilan – Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës në futboll U19, e cila pritet nesër të rikthehet në Kosovë pas zhvillimit të ndeshjeve për eliminatorin e Kampionatit Evropian 2019.
Siç dihet përfaqësuesja e Kosovës ishte në një grup mjaft të vështirë, e cila u ballafaqua me nikoqirin Portugalinë, Irlandën e Veriut dhe Sllovakinë.
Nga tri ndeshjet e zhvilluara djelmoshat Kosovarë në dy ballafaqime me Portugalinë e Irlandën e Veriut pësuan humbje, ndërsa kanë mposhtur Sllovakinë.
Siç bën me dije për “rajonipress”, Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi në përgjithësi është ndarë i kënaqur me paraqitjet e futbollistëve të tij.
“Përfaqësuesja e Portugalisë ishte një skuadër shumë e fortë me futbollist të fort dhe humbja ishte e pa shmangshme por jo me atë rezultat, bëmë disa gabime fillestare çka na u hakmorr me gola të pësuar, poashtu edhe ndeshjen me Irlandën e Veriut patëm disa probleme na mungoi përvoja, ndërsa me kalimin e kohës arritëm t`i mobilizojmë radhët tona dhe në çdo aspekt e kemi deklasuar Përfaqësuesen e Sllovakisë çka për tërë shtabin tonë është një sukses i madh i këtyre djelmoshave duke e parë cilësinë e përfaqësueseve tjera”.
Krasniqi ka bërë edhe dallime në cilësinë e Përfaqësueseve në këtë element të garave.
“Ishte hera e parë që vendi ynë ka marrë pjesë në këtë lloj gara tejet të forta, t`ju informojë se ndeshjet e tetorit në Austri ishin krejtësisht ndryshe me këto në Portugali, këtu ishte cilësia edhe dy herë më e madhe se në Austri por ne jemi mbajtur mjaft mirë me fondin e futbollistëve që i kemi pasur, ne në këtë kompeticion të garave jemi renditur nga pozita 18-20 që është një sukses mjaft i madh duke marrë parasysh numrin e Përfaqësuesve të cilat ishin gjithsej 56”.
Njeriu i parë i Përfaqësueses U19 Krasniqi ka bërë me dije se tani e tutje në Përfaqësuesen e Kosovës do të grumbullohen vetëm futbollistët që do ta kalojnë testin në grumbullimet të cilat do ti kemi.
“Kah fundi i muajit Prill do të vazhdojmë grumbullimet e radhës, çdo futbollist që ftohet në grumbullime duhet të dëshmohet shumë për një vend në skuadër, nuk do të ketë në të ardhmen që një futbollist ti vijë të luaj drejt në Përfaqësuese pa e kaluar testin në grumbullimet të cilat do t`i mbajm”.
Megjithatë duhet të jemi krenar me këta talenta me paraqitjen e tyre, duke dëshmuar se futbolli i Kosovës do të ketë një ardhmëri të mirë./rajonipress/


