RCCOLA

Ramiz Krasniqi: Ndeshjet me Bullgarinë të mirëseardhura

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me qëllim të përgatitjeve sa më cilësore, krerët e FFK-së kanë aranzhuar dy ndeshje miqësore futbollistike të Përfaqësueses së Kosovës U19, me përfaqësuesen e Bullgarisë.

Këto ndeshje miqësore do të zhvillohen në Bullgari me 19-22 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa pritet në kushtet optimale që Përfaqësuesja e Bullgarisë të jetë mysafire e futbollisteve Kosovar.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, është mjaft i kënaqur që përzgjedhësit e tij do ti matin forcat me moshatarët nga Bullgaria.

RCCOLA

“Këto dy ndeshje janë shumë të mirëseardhura para sfidës që na presin në “Elite Round” në shtetin e Portugalisë, ku do të ndeshemi me nikoqirin Portugalinë, Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë, këto ndeshje me Bullgarinë do të jenë një muaj para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian dhe do të shohim se sa do të jemi të gatshëm për sfidat që na presin. Do t`i shfrytëzojmë maksimalisht këto dy ndeshje, për t`i korrigjuar dhe eliminuar dobësitë që kemi pasur në kualifikimet në shtetin e Austrisë”, ka bërë të ditur, Krasniqi.

Siç dihet eliminatorët për “Elite Raund” janë në 7 grupe, ndërsa Kosova bën pjesë në grupin e 5-të, ndërsa Përfaqësueset që renditen në pozitat e para do të jenë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Finlandë nga 16-29 korrik të vitit të ardhshëm./rajonipress/