Mobi Casa

Ramiz Krasniqi: Grumbullim katër ditor për t`i kristalizuar gjërat

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesja e Kosovës U19, është përfaqësuesja e parë e cila bën grumbullimin e futbollistëve pas ndërrimit të jetës së Presidentit, Fadil Vokrri.

Përfaqësuesja e Kosovës U19 nuk ndalet së punuari, edhe në këtë vlug të Kampionatit Botëror të futbollit “Rusia 2018”, talentët Kosovarë do të grumbullohen nga 26 qershor gjerë 29 qershor.

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, i cili me grupmoshat e tij arriti kualifikime historike, së pari në Austri në ndeshjet parakualifikuese ku pësoi vetëm një humbje nga Austria dhe shënoi dy fitore ndaj Izraelit dhe Lituanisë duke rrugëtuar drejt Portugalisë.

Portugalia ishte nikoqire eliminatorëve të raundit elite për Kampionatin Evropian, ndërsa përzgjedhësit e Ramiz Krasniqit nga tri ndeshje e zhvilluara pësuan humbje nga Portugalia, Republika e Irlandës ndërsa shënoi fitore ndaj Sllovakisë duke lënë mbresa mjaft të mëdha dhe konsiderohet arritje mjaft e madhe e futbollit Kosovar.

Përzgjedhësi Krasniqi në muajin e kaluar kishte grumbulluar futbollistët e tij, ndërsa nga 26-29 qershor do të ketë edhe një grumbullim ndoshta final për ti kristalizuar gjërat se me cilët futbollist do të vazhdon rrugëtimin e tij.

Fundamenti

“Është një moment mjaft i vështirë për futbollin e Kosovës, pa ish-Presidentin tonë të futbollit Fadil Vokrrin, i cili para disa ditësh ndërroi jetë, por ne si Federatë do të vazhdojmë të punojmë në projektet tona të cilat së bashku i kemi paraparë dhe nuk do të ndalemi në asnjë moment për të mirën e talentve tanë”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Krasniqi për katër ditë do të ketë në dispozicion 25 gjerë 30 futbollistë të cilët do të tubohen sipas të gjitha gjasave në Prishtinë, Obiliq apo Fushë Kosovë.

“Brenda disa ditëve do ta bëjmë publike vendin e grumbullimit, por kemi në dispozicion Prishtinën, Obiliqin e Fushë Kosovën. Nga ky grumbullim i futbollistëve do t`i testojmë futbollistët si në përgatitjen tekniko-taktike, kondukcionale, por do të ketë edhe ndeshje miqësore për të parë nga afër edhe njëherë cilësitë e tyre , do të jetë konkurrencë jashtëzakonisht e fort, presim nga futbollistët të japin maksimumin e tyre pasiqë kemi futbollist mjaft të talentuar”, shprehet Krasniqi.

Përzgjedhësi Krasniqi, ka bërë me dije se brenda kësaj periudhe mundet ti bashkëngjitet Përfaqësueses edhe ndonjë futbollist i talentuar.
“Dyert e Përfaqësueses për të gjithë futbollistët e talentuar janë të hapur, mundet të na bashkëngjitet ndonjë futbollist nga diaspora apo vendor, munden të na lëndohen futbollistët apo në mënyra tjera kështu do të jemi shumë vigjilent për çdo futbollist”.

Shpresojmë se edhe kjo gjeneratë e re e Përfaqësueses së Kosovës U19, do të jetë në nivelin e futbollistëve të cilët para një viti bën historikun e tyre duke shfaqur lojëra spektakulare./rajonipress/