Mobi Casa

Ramiz Krasniqi: Dëshmuam cilësi, disiplinë dhe frymë sportive

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Fitorja e madhe historike e Përfaqësueses së Kosovës U19 ndaj Lituanisë me rezultat 3-0 dhe inkuadrimi në “Elite Round”, ka bërë bujë të madhe jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet Evropiane.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ramiz Krasniqi, pas ndeshjes ka deklaruar.

ARKATANA

“Kemi zhvilluar tri ndeshje jashtëzakonisht të forta, ndërsa këta djelmosha nuk kanë pasur asnjë ndeshje ndërkombëtare gjatë përgatitjeve ndërsa të gjitha Kombëtaret tjera kanë pasur edhe nga tri lojë ndërkombëtare testuese dhe përgatitje edhe nga dy javë, ndërsa grumbullimet tona kanë qen 3-4 ditë. I përgëzoj djelmoshat për këtë sukses të jashtëzakonshëm, ata dhanë gjithçka nga vetja dhe për këtë ju jam falënderues treguan cilësi, disiplinë e frymë sportive, duke përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze dhe shumë herë është thënë se sporti e futbolli janë Ambasadori më i mirë i një shteti dhe këta djelmosha në të vërtet ishin Ambasador të vërtet të shtetit të Kosovës. Inkuadrimi i Përfaqësueses në “Elite Round”, është një sukses jashtëzakonisht i madh por jemi të vetëdijshëm se do të na pret një punë e madhe, por sfidat gjithmonë janë të mirëseardhura dhe shpresoj se edhe në “Elite Round” do ti shpalosim cilësitë tona të cilat i posedojmë”, është shprehur i lumtur, Ramiz Krasniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.