UBT

Ramiz Krasniqi brenda dy javësh grumbullon për herë të dytë futbollistët e Kombëtares U-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, pas grumbullimit të parë pas lehtësimit të masave COVID -19 nuk ka të ndalur, ai menjëherë ka ftuar për grumbullimin e dytë futbollistët në kampin e Federatës së Futbollit të Kosovës në kompleksin në Ajvali për tri ditë me radhë, për ti verifikuar edhe njëherë futbollistët e ftuar për formën e tyre momentale.

Përzgjedhësi Krasniqi ka theksuar se nëpërmjet këtyre grumbullimeve ne mundemi të arrijmë më tepër të njohim kualitetin e futbollistëve.

ARKATANA

“Ky grumbullim do të jetë tre ditorë duke filluar nga 12-14 qershor, numri i futbollistëve do të jetë 28 futbollist prej tyre 4 portjera, do të bëjmë stërvitje tekniko-taktike por shpresoj se do të kemi edhe ndeshje kontrolluese, kësaj radhe do të na bashkëngjiten 4-5 futbollist nga diaspora dhe pas këtyre tri ditëve do të përzgjodhi futbollistët që do të udhëtojnë në Tiranë ku do të kemi dy ndeshje miqësore(Vëllazërore) me Kombëtaren e Shqipërisë. Për të gjithë futbollistët ky do të jetë një test për të treguar potencialin e tyre duke ditur se ky vit për Kombëtaren tonë është një vit mjaft i ngjeshur me sfidat të cilat do të na presin”, ka theksuar përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi.

Takimet miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë, “Dardanët” nga Kosova do ti zhvillojnë me 16-17 qershor në Tiranë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.