ARKATANA

Ramiz Kelmendi thotë se e kupton Flora Brovinën për fotografinë e publikuar

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se e kupton deputeten e PDK-së, Flora Brovina.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se e kupton deputeten e PDK-së, Flora Brovina se është mashtruar sa i përket fotografisë së publikuar ditë më parë, përmes së cilës deputetja pretendonte se ajo fotografi ku shiheshin disa ushtarë duke dhunuar një grua ishte e bërë në Kosovë, e që ma pas u zbulua se ajo fotografi ishte e një vendi tjetër.

Kelmendi ka theksuar se qëndron në mbështetje të aktivistes Brovina, dhe se nuk duhet harruar veprimet e forcave serbe të kryera në Kosovë gjatë periudhës së luftës.

Postimi i plotë:

Fotoja e përfolur për dhunimet që janë bërë në Kosovë dhe gjenocidi i zhvilluar masiv në vendin tonë!

HW

Jemi dëshmitarë të debatit të ngritur për të dënuar kryesit e masakrave në Kosovë edhe pse shumë të vonuar, por me qëllim që të sensibilizojmë opinionin për masakrat që nuk duhet harruar dhe duhet dënuar.

Në këtë akcent edhe u publikua fotoja e një pamjeje të dhunimit të cilën e mbante në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës zonja Flora Brovina.

Unë e kuptoj zonjën Brovina se është manipuluar me foto të gabuar, në kuptimin e saj si foto, porse mos të harrojmë se veprimet e forcave ushtarake serbe dhe paramilitare ishin edhe më të dhunshme se që i paraqet fotoja e ngritur nga zonja Brovina. Pra fotoja në një formë paraqet të vërtetën e hidhur, por po të gjendeshin foto të tilla mundë të ndihmonin krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb.

Nga këtu mundë të konstatojë se zonja Flora nuk është vizitore e këtyre faqeve pornografike dhe nuk duhet lejuar njollosjen e punës dhe sakrificës së saj, sepse është dëshmitare e vërtetë e këtyre veprimeve barbare e çnjerëzore si dhe fotoja në fjalë, mos harroni se e ka prekur atë (zonjën Brovina) më së shumti si femër gjithnjë duke besuar në veprimin e jo në foton e manipuluar. Pra, ne nuk duhet minimizuar veprimet e serbëve, sepse veprimet e tyre ishin të vërteta. Nuk duhet lejuar dëmtimi i dhunimit të më shumë së mijëra femrave, andaj qëndroi në mbështetje të aktivistes Brovina për punën e bërë me vite e dekada dhe besoi nga të gjithë se duhet përkrahur sinqeritetin dhe ndershmërinë e saj. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.