Mobi Casa

Ramiz Isufi e “dridh” Asamblenë e Gjilanit: Nuk mund ta realizoni projektin e varrezave

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ramiz Isufi përfaqësues i fshatit Uglar ka folur para asambleistëve komunal rreth lokacionit të varrezave. Isufi ka thënë se ky projekt është i vdekur dhe nuk mund të realizohet aty ku ka filluar. Mendojeni mirë sepse keni probleme dhe keni vështirësi, ne nuk dorëzohemi, Uglari nuk do të flejë, mendojani mirë kësaj pune sepse jemi të vendosur edhe jetën ta japim u shpreh Ramiz Isufi.

Ramiz Isufi tha se me këtë projekt i është bërë një dëm i madh për banorët e Uglarit, fushave e arave. “Boll na ka dëmtuar deponia, vendi është për rekreacion e jo për varreza, me asnjë çmim nuk e lëshojmë atë vend, harrone, harrone se ky projekt kalon për interesa të caktuara të disa individëve. Disa njerëz të caktuar mendojnë veç me shkatërrue fshatin, edhe impiantin dojnë me sjell tek na dhe do të keni problem edhe më këtë projekt, nuk do të jetë zonë e vdekur Uglari, me asnjë çmim nuk mund ta realizoni këtë projekt” tha Isufi.

Mobi Casa

Isufi tha se keni përvetësuar pronat e komunës, jeni pasuruar dhe jeni bërë milionera. “Na nuk jemi duke fjetur, na nuk falim, nuk heshtim dhe do e mbrojmë me çdo çmim, asnjëherë s`keni biseduar me ne, po keni marrë vendime nëpër oda. Po na jemi fajtor që ju keni ardhën këtu, mendojani mirë, mendojani mirë kësaj pune” u shpreh Isufi./rajonipress/