KKVITI

Ramiz Azizi, takon kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së martë ka pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin kanë biseduar rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit.

Azizi ka njoftuar mysafirin për marrjen e mandatit si kryetar i Gjykatës, sfidat dhe problemet që ka ky institucion.

I pari i gjykatës ka premtuar që sundimi i ligjit dhe eliminimi i dukurive negative do të jetë prioriteti kryesor gjatë mandatit të tij.

UBT

Nga ana tjetër, Haziri pasi ka uruar marrjen e mandatit kryetarit Azizi, ka ofruar bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat.

Të dy mysafirët janë dakorduar që gjendja e sigurisë në regjionin e Gjilanit, është e qetë dhe stabile thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës i Gjykatës./rajonipress/