Uji Dea

Ramiz Azizi ka pritur në takim Recep Gunduz

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, Recep Gunduz. Gjatë takimit është biseduar për shumë tema, por me theks të veçantë, shkëmbimin e përvojave dhe ideve në mes Gjykatës Themelore të Gjilanit me sistemin gjyqësor të Bursës.

I pari i gjykatës, ka çmuar angazhimin e koordinatorit Gunduz për çështjen e shqiptarëve në Bursa, si në çështjen kulturore, arsimore dhe fusha të tjera.
“Ju keni merita të mëdha për të drejtat e shqiptarëve në Bursa dhe ju inkurajoj të vazhdoni edhe më tutje në këtë drejtim, pasi që dihet që ka shumë shqiptar në shtetin e Turqisë”, ka thënë Azizi.

Mobi Casa

Nga ana tjetër koordinatori Gunduz, ka falënderuar kryetarin Azizi për mikpritjen, duke i kërkuar që në të ardhmen e afërt të realizohet një vizitë në qytetin e Bursës, nga një delegacion i Gjykatës Themelore të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.