Eko Higjiena

Ramë Maraj e Ismet Beqiri kanë gisht në atentatin ndaj Ibrahim Rugovës?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Agim Hoti, ka mohuar të ketë deklaruar ndonjëherë se Xhavit Haliti qëndron prapa atentatit ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Tash Hoti përgjegjës për këtë atentat i bënë “bandat kriminale”, siç shprehet ai si “ajo e Ismet Beqirit”.

Po ashtu Hoti për këtë atentat ka drejtuar gishtin edhe nga Ramë Maraj.

Hoti në një intervistë për “Bota sot”, edicioni i perëndimi, ka thënë: “këto janë vetëm spekulime të mediave, unë nuk e kam dhënë një deklaratë të tillë ose e kam dhënë pa vetëdije të plotë apo edhe dikush tjetër ka mundur të përgjigjet në emrin tim. Xhavit Halitin e njoh vetëm si deputet, kurrë nuk jam takuar me të,madje nuk kam pirë as kafe kurrë. Artan Nimanin e kam pasur profesor, shok, bashkëvendës, kaq të them për të”.

I pyetur nëse qëndron pas asaj që është deklaruar në media deri tash se Xhavit Haliti, Artan Nimani… e kanë shtyrë të bëj atentat ndaj Rugovës, ai është përgjigjur: “këto janë vetëm spekulime të mediave…”.

Eco Higjiena

Ai po ashtu e ka mohuar ta ketë ditë se do të vijë atë ditë Solana, kur është organizuar atentati ndaj ish-Presidentit Rugova.

“Ku kam pasur me e ditë unë se do të vijë Javier Solana. Atë e ka ditë shefi i sigurimit, Ramë Maraj, i cili e ka organizuar vetë këtë. Dhe si shkak i kësaj edhe drejtoresha e burgut, Andeta Maraj, që është mbesa e Ramë Marajt ma ka inat këtu në burg, qysh prej atyre spekulimeve. Andaj sulmet ndaj ish-Presidentit Rugova i kanë organizuar bandat kriminale, si ajo e Ismet Beqirit”, ka thënë Hoti.

Në fund të kësaj interviste, thuhet se kjo intervistë është bërë më 25 qershor me leje të prokurorit të EULEX’it, Jonhtan Carroll.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.