Mobi Casa

Ramë Dauti nga Vitia e humb betejën me gjykatësin Naser Maliqi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Një kolegj penal i Departamentit të Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar ankesën e të pandehurit Ramë Dauti, ndaj aktgjykimit P.nr.462/2013, të datës 25.04.2014 dhe të njëjtin e ka vërtetuar në tërësi – njofton zyra për informim e Gjykatës së Apelit. Sipas këtij aktgjykimi Ram Dauti ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me 40 ditë burgim për shkak të veprës penale lajmërim i rremë.

Gjykata e Apelit gjeti se pararendësja e saj me të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike nga e cila del se pandehuri me datë 26.08.2010 në cilësi të paditësit subsidiar (pasi më parë i’u kishte hedhur kallëzimi penal nga Prokuroria Komunale në Prizren), kishte lajmëruar rrejshëm në Gjykatën Komunale në Prizren, se kinse Naser Maliqi gjyqtar në Gjykatën Komunale në Viti (tash gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan), ka kryer veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimit, edhe pse ka qenë në dijeni se një vepër e tillë nuk është kryer nga i njëjti. Kjo për faktin se lënda për të cilën kishte pohuar i pandehuri se e ka kryer gjyqtari i lartcekur ishte vërtetuar deri në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe se për këtë Gjykata e Qarkut në Prizren kishte hedhur poshtë një kallxim penal të ushtruar nga ai.

FITORJA

Gjykata e Apelit konstaton se aktgjykimi i lartcekur nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe as shkelje tjera të cilat kjo gjykatë i verën çdoherë sipas detyrës zyrtare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.