Fundamenti

Ramë Buja: Semestri të paguhet me gjysmë çmimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka sqaruar se të gjithë studentët e tri niveleve në UP duhet të paguajnë semestrat përgjysmë më lirë siç e parasheh edhe vendimi i Qeverisë. Pra, studentët e studimeve themelore paguajnë 25, master 150 e doktoratë 500 euro.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja i ka sqaruar publikisht Universitetit të Prishtinës për pagesën e semestrit, të cilin ka thënë duhet ta bëjnë me përgjysmim të çmimit, siç e parasheh edhe vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës.

Në një deklaratë për medie, Buja ka thënë se sqarimin ia ka bërë UP-së dhe një gjë e tillë duhet të respektohet.

ARKATANA

“Ne e kemi sqaruar, i kemi dërguar edhe shkresën dhe gjithçka është e qartë besoj për ata që duan ta përmbushin obligimin. Unë e kam bërë sqarimin me shkrim dhe iu kam dërguar të gjitha institucioneve, është vendimi i Qeverisë që është marrë vendimi për lirim, përgjysmim të çmimit të pagesës së semestrave dhe une i kam sqaruar përfundimisht, ata që donë ta respektojnë e respektoj, ata që nuk duan duhet të jenë përgjegjës para ligjit”, ka thënë Buja.

Kjo deklaratë ka ardhur pas kërkesës së UP-së drejtuar MASHT-it se me çfarë tarife duhet të paguajnë semestrin studentët e doktoratës si dhe të niveleve tjera të studimit, të cilët këtë semestër po e paguajnë me vonesë./D.Vitia/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.