KKVITI

Ramadush Emini rikandidon për deputet – përvojë, integritet dhe zë për mërgatën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Si kandidat për deputet, Ramadush Emini synon të jetë zëri i mërgatës, i qytetarëve dhe i vizionit rugovian, duke kontribuar për një Kosovë të qëndrueshme dhe të zhvilluar. “Misioni im mbetet i njëjtë: t’i shërbej vendit me përgjegjësi, me përkushtim dhe me dinjitet,” ka theksuar ai, duke bërë thirrje për politikë të ndershme, vendimmarrje të qëndrueshme dhe zhvillim gjithëpërfshirës.

Postimi i plotë:

Në një kohë kur Kosova kërkon stabilitet, përgjegjësi dhe vizion të qartë, Ramadush Emini, një nga figurat e njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar rikandidimin e tij për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

“Për shkak të situatës politike dhe gjendjes së ndjeshme në vend, ndjej përgjegjësinë të marr përsipër detyrën e përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës,” ka deklaruar Emini, duke shtuar se kjo garë kërkon seriozitet, përvojë dhe një zë të matur – vlera që ai i ka kultivuar përmes angazhimit të vazhdueshëm në LDK dhe mes liderëve të përkushtuar për Republikën e Kosovës.

Si kandidat për deputet, Ramadush Emini synon të jetë zëri i mërgatës, i qytetarëve dhe i vizionit rugovian, duke kontribuar për një Kosovë të qëndrueshme dhe të zhvilluar. “Misioni im mbetet i njëjtë: t’i shërbej vendit me përgjegjësi, me përkushtim dhe me dinjitet,” ka theksuar ai, duke bërë thirrje për politikë të ndershme, vendimmarrje të qëndrueshme dhe zhvillim gjithëpërfshirës.

ARKATANA

Emini fton të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij angazhimi dhe të mbështesin vizionin e tij për një të ardhme më të mirë.

Rikandidimi i Ramadush Emini-t vjen si një konfirmim i përkushtimit të tij për vendin dhe komunitetin, duke premtuar punë të palodhur, integritet dhe zë të fuqishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

#LDK #123 #88

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.