Ramadani: VV dhe LISBA po i terrorizojnë qytetarët me shpifje

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se nuk ndihen të dëmtuar nga akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LISBA-s, por të fuqizuar.Ramadani ka deklaruar se akuzat e këtyre dy partive në adresë të AAK-së janë të pabaza, ndërsa shton se Vetëvendosje dhe LISBA janë duke i terrorizuar qytetarët.
“Gjithkush që ka diçka për ne, le t’i dërgojë në prokurori. Mos t’i terrorizojnë njerëzit me llafe dhe shpifje të kota”, ka thënë ai për Epoka e Re.
Ramadani ka kërkuar nga Vetëvendosje të tërhiqet vullnetarisht nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit. Në këtë kontekst, ka deklaruar se kjo lëvizje nuk është duke i kuptuar proceset politike dhe se është duke iu frikësuar AAK-së. /Telegrafi/