Mobi Casa

Ramadani takon autokombanjerët, gjithçka gati për korrje-shirje në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Komisioni Komunal për korrje-shirje është takuar sot me autokombanjerët e komunës së Gjilanit, ku është diskutuar gjendja teknike e autokombajnave, kushtet dhe çmimi i korrjes.

Kryetari i këtij Komisioni, njëherit drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Ramiz Ramadani, kërkoi mobilizim të të gjithë akterëve të përfshirë në fushatë, me qëllim të mbarëvajtjes së fushatës së korrje-shirjeve.

Ai ka kërkuar nga kombajnerët që të pajisen me aparate dhe pajisje tjera shtesë me qëllim të parandalimit të zjarreve eventuale.

UBT

Gjithashtu, nga kombajnerët është kërkuar që të mos nxitojnë në fillimin e fushatës para se komisioni ta vlerësoj pjekjen teknologjike të grurit dhe ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës.

Komisioni dhe kombajnerët u dakorduan që këtë vit çmimi i korrjes të jetë 110 euro për hektar.

Në komunën e Gjilanit këtë vit janë të mbjellura 2800 hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 150 hektarë tërshërë, ndërkaq operojnë 69 autokombajna të mjaftueshëm për përfundimin e shpejt dhe të suksesshëm të fushatës./rajonipress/