UBT

Ramadani: S`ka shpallje të njëanshme, presim reagimin qeveritar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shukrije Ramadani kryetare e këshillit organizativ për shpalljen e Zhegrës Komunë tha për rajonipress se në takimin e së dielës që ka pasur me të gjitha partitë politike dhe me vetë këshillin në Zhegër janë dakorduar dhe pajtuar që shpallje të njëanshme nuk do të ketë. Është përfolur se Zhegra do të shpallet komunë formalisht më 8 gusht, por kjo nuk do të ndodhë, ne i besojmë institucioneve dhe presim reagimin qeveritar thotë Shukrije Ramadani.

Shukrije Ramadani e cila ka marrë mbi barrë që Zhegrën ta bëjë komunë në mënyrë institucionale dhe në pajtueshmëri me ligjet në fuqi tha për rajonipress se të dielën ka takuar të gjitha partitë politike dhe OJQ e Zhegrës. “Ne jemi dakorduar se nuk do të ketë shpallje të njëanshme, sepse ne i besojmë Qeverisë dhe i besojmë institucioneve tona legjitime. Unë pres kthimin e Thaçit nga Amerika dhe jam e sigurt se gjërat do të lëvizin pozitivisht dhe në favor të Zhegrës” tha Ramadani.

Ramadani mendon se ka disponim edhe të Qeverisë edhe të tjerëve edhe pse hapa konkretë akoma nuk ka. “Megjithatë ne nuk do të ndërmarrim asnjë hap apo veprim që bije ndesh me parimet tona dhe me mundin tonë që në mënyrë demokratike dhe institucionale ta bëjmë Zhegrën komunë” shprehet ajo.

Uji Dea

Zhegra i plotëson të gjitha kushtet dhe ajo do të bëhet komunë shprehet Ramadani.

Ramadani tha për rajonipress se realisht nuk është mirë që kërkesa e zhegranëve të vonohet nga ana e Qeverisë.”Ne si këshill tani do ta dorëzojmë planin strategjik sepse në fillim ka qenë pak i mangët dhe tani jemi duke e plotësuar. Ky planë ka rreth 20 faqe dhe po përgatitet nga ekspertët vendor” tha Ramadani.

Ramadani është e shqetësuar që kërkesa e zhegranëve po politizohet.”Partitë politike nuk guxojnë të politizojnë rastin e Zhegrës sepse e vetmja mundësi që ne të arrijmë deri tek finalja është rruga institucionale. Hapat e partive politike në Zhegër për thirrjet e tyre për bojkot totalisht janë të gabueshme dhe unë personalisht jam kundër tyre” tha Ramadani ./rajonipress/

Mund të ju interesoj: