ARKATANA

Ramadani: Rusia po përdorë propagandë mashtruese kundër Kosovës, Ushtria nuk paraqet kërcënim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendësministri në ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se në asnjë rrethanë Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, duke përfshirë edhe FSK-në, nuk paraqesin kërcënim.

Ramadani ka thënë se rajoni do të përfitojë nga tranzicioni i FSK-së pasi që ajo është multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet të madh etnik.

“Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, përfshirë këtu FSK-në, nuk janë kërcënim. Përkundrazi, ato janë multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet më të madh etnik se popullata të cilës i shërbejnë. Këto institucione janë të trajnuara në standardet më të larta demokratike. Rajoni do të përfitojë nga tranzicioni i FSK-së”, ka theksuar Ramadani.

Uji Dea

Sipas tij, Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës.

“Kosova kontribuon aktivisht në sigurinë rajonale dhe do ta rris kontributin. Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsionit”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij të Facebook-ut, përcjell Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.