Mobi Casa

Ramadani: presim rendimente rekord të grurit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, ka themeluar komisionin e korrje shirjeve, i cili sot ka nisur punën për monitorimin, intervenimin dhe këshill-dhënien profesionale deri në korrjen e arave të grurit në Gjilan.

Ramiz Ramadani, drejtor i bujqësisë, ka thënë se në Komunën e Gjilanit janë të mbjella 2500 hektar me grurë, përderisa ka spikatur se në bazë të mostrave nga terreni, ky vit pritet të jetë viti i rekordeve në rendimente, duke shpresuar që koha dhe temperaturat të jenë në favor dhe normalitetet, që gruri të korret pa u dëmtuar nga ndonjë ndryshim i motit apo reshje eventuale.

Eco Higjiena

“Në Komunën e Gjilanit kemi të mbjella gjithsej 2500 hektar me grurë. Na gëzon fakti që gjendja e grurit në arat e Gjilanit sot është shumë e mirë edhe përkundër që nisja e korrjes së grurit këtë vit do të jetë pak me vonesë për shkak të reshjeve të gjata që kishim në muajt e kaluar. Ky vit do të jetë vit i rekordeve sa i përket rendimenteve të grurit. Ne shpresojmë që temperatura të jetë në favorin tonë që çdo kalli të grurit fermeri ynë ta marr nga ara e tij”, ka thënë drejtori Ramadani.

Ai poashtu ka thënë se komisioni për korrje shirje është në fazën mbledhjes së mostrave të tjera dhe së shpejti do të organizojmë një takim të përbashkët edhe me auto-kombajnerët e Gjilanit. Ndërsa sa i përket çmimit, ai ka thënë se kjo është një çmimore që rekomandohet nga Ministria e Bujqësisë./rajonipress