FIDANISHTJA

Ramadani po e dezinformon opinionin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nazmi Rapuca duke ju kundërpërgjigjur Ramiz Ramadanit thotë se drutë e konfiskuara nuk janë shitur nga 18 , por nga 31 € m3. Informojmë opinionin se shkrimi në fjalë nuk ka të bëjë fare me të vërtetën, por se është vetëm edhe një tendencë e Ramiz Ramadanit të LDK-së, për të dezinformuar opinionin për qëllime që tashmë dihen.

Ç’është edhe më keq, ky, kolegu im, Ramiz Ramadani, është mirë i informuar se sa janë shitur drutë e konfiskuara, pasi dje është parë të ketë kontaktuar me Operatorin ekonomik “Pylla” dhe sigurisht se është informuar hollësisht për këtë çështje.

E vërteta është se drutë e konfiskuara janë shitur me tender me çmim 31 €/ m3. Kjo punë është transparente dhe mund të konstatohet nga kush të dojë me anë të kontratës së nënshkruar nga Drejtoria dhe nga NTP “Pylla” sqaron Rapuca.

FIDANISHTJA

Sipas Rapucës e vërteta tjetër është se drutë e konfiskuara, sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ, pa tjetër duhet të shiten përmes procedurave të tenderimit dhe se nuk mund të falen apo dhurohen.

Në vitin 2010, ne, drutë e konfiskuara ua dhuruam institucioneve komunale-shkollave, teatrit etj. Mirëpo patëm vërejtje nga auditori dhe nga Agjensioni Pyjor i Kosovës. Nga ky vit të gjitha drutë e konfiskuara i kemi shitur me procedura të rregullta tenderuese, në harmoni me ligjin, kurse çmimi i shitjes varet nga konkurrenca e tregut e jo nga dëshirat tona ka sqaruar Rapuca./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.