Hidromorava

Ramadani: Nuk ka rëndësi kush luan, duhet mbështetur njëri-tjetri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ylber Ramadani është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në Skoci me fanellën e Aberdeen.

Mesfushori ferizajas është bërë shumë i rëndësishëm dhe grumbullohet rregullisht nga Kombëtarja e Shqipërisë në vitet e fundit.

26-vjeçari ka dalë në konferencë për shtyp duke folur për duelin me Poloninë, derisa thotë se nuk ka rëndësi nëse luan apo jo titullar, pasi duhet të mbështetin njëri tjetrin.

Sylvinho? “T’i qasemi ndeshjes nga fillimi me seriozitet. Të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv. Sylvinho është shumë pozitiv deri tani, na ka dhënë shumë përkrahje. Ai krijon atmosferë kur stërvitet me ne.

United Hospital

Titullar? “Unë do të bëj maksimumin, do të ushtrohem fort, por vendos trajneri. Ne duhet të përkrahim njëri-tjetrin. Ekipi është shumë i mirë, grupi është shumë i mirë, por duhet të marrim më shumë besim dhe përgjegjësi”.

Partizani vazhdon të dërgojë lojtarë në Kombëtare? “Kam luajtur një vit e gjysmë, kam kaluar momentet më të mira. Më vjen mirë që tradita vazhdon. Unë kam ardhur të luaj, por nuk e kam problem nëse dikush luan përpara meje. Është kënaqësi të jem këtu dhe të mbështes çunat. Rëndësi ka të marrim rezultat pozitiv”.

Goli? “Duhet të provojmë më shumë portën, të bëjmë më shumë goditje në portë për të mbërritur te goli. Duhet të merremi me detajet, pasi aty vendosen ndeshjet. Të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri tek e fundit. Do të bëj maksimumin për Kombëtaren”, tha mesfushori ferizajas./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.