Fundamenti

Ramadani: Në zgjedhjet për komunat e reja, Thaçi s’do të jetë kryeministër

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Pas vendimit të kryeministrit Hashim Thaci që të krijoj edhe tri komuna të reja në Kosovës, Gjonaj, Rogovë dhe Zhegër, partitë opozitare e kanë parë këtë si ‘votë’ për PDK-në, mirëpo asnjëra nga tri komunat e reja nuk do të përfshihet në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë kundërshtuar themelimin e komunave të reja, derisa AAK-ja e ka përshendetur një hap të tillë.

Për Burim Ramadanin, sekretar i AAK-së, krijimi i tri komunave te reja do te finalizohet ne zgjedhjet komunale të vitit 2017.

KKVITI

“Kjo për shkak se vendimet e Thaçit janë të vonuara sa i përket këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, kur te mbahen zgjedhjet në këto tri komuna, Thaçi do t’i ketë tri vjet pasi ka humbur postin e kryeministrit, transmeton orainfo.

“Pra, thjesht, kur të mbahen zgjedhjet në ato komuna, Thaçi s’do të jetë kryeministër. Kryeministri Haradinaj do t’i përgatitë këto komuna për të marrë jetën institucionale. Urime banorë të Gjonajt, Rogovës dhe Zhegrës”, ka përfunduar Ramadani.