Uji Dea

Ramadani: Me një telefonatë u binda t’i bashkohesha Lecces

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ylbert Ramadani është ambientuar menjëherë në futbollin italian.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Lecces.

Përfaqësuesi shqiptar ka folur për mediumin italian “Corriere dello Sport” për eksperiencën e tij në Itali, për qytetin, për futbollin dhe ka zbuluar se si përmes një telefonate ishte bindur që t’i bashkohej ekipit nga Serie A, përcjell “Gazeta Express”.

HW

“Unë dhe familja ime jemi ambientuar mirë, skuadra më ka pritur në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi fillimisht mesfushori i dobishëm.

“Unë nuk ndihem lider, pasi ka shumë të tillë në dhomat e zhveshjes. Por, është e qartë se në këtë rol ka nevojë për një personalitet enorm. Unë ndihem mirë, ajo e mesfushorit qendror është një pozitë që më pëlqen dhe më duhet ta pranoj se D’Aversa më ka ndihmuar shumë. Ma ka shpjeguar se çka dëshiron nga unë dhe se në cilat aspekte duhet të përmirësohem. Falë përkrahjes së tifozëve i kam zhvilluar këto paraqitje. Afërsia e tyre më ka shtyrë përpara, ditë pas dite, që të jap gjithçka”, vazhdoi ish-futbollisti i Ferizajt.

Si u binda të shkoja në Lecce? Ka mjaftuar një telefonatë. Kur menaxheri im foli me drejtorin e klubit, menjëherë e kemi kuptuar se Lecce ishte zgjidhja e duhur për mua. Vërtet, ka mjaftuar pak kohë për t’u bindur…”, përfundoi Ramadani. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.