ARKATANA

Ramadani: Lista Serbe po bën lojë brutale me shtetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pas veprimeve të fundit të Listës Serbe, të cilët bënë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ka hedhur akuza të rënda kundër Listës Serbe, duke e quajtur veprimin e tyre si një “lojë brutale”.

“Lista Serbe e financuar nga shteti i Kosovës – duke hapur derën për veprime tjera politike, ka shfrytëzuar fondet në vlerë prej 360 mijë euro për të organizuar një peticion për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit,” shprehet Ramadani në shkrimin e tij.

Me veprimet e tyre, Lista Serbe, sipas Ramadanit, “ka detyruar Kosovën të shpallë referendum dhe tani po bën thirrje për bojkot, duke e kthyer këtë veprim në një akuzë ndaj Kosovës për çështje administrative-politike.”

Ai vë në dukje kontrastin në trajtimin ligjor ndaj Listës Serbe në krahasim me parti të tjera shqiptare.

FIDANISHTJA

“Një parti shqiptare (PSD) u suspendua për shkak të vonesave në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor, ndërsa GUXO u detyrua t’i përshtatet rregullave normative. Çfarë ndodh me Listën Serbe?”

Ai sfidon, gjithashtu, rolin e KQZ-së në monitorimin e proceseve zgjedhore të Listës Serbe.

“Kur e ndrroi kryetarin dhe kryesinë pas 24 shtatorit 2023, a e ftoi Lista Serbe KQZ-në ta monitorojë Kuvendin Zgjedhor? Cilat janë të dhënat e KQZ për këto procese?” pyet ai retorikisht.

Ramadani është kritik edhe ndaj mungesës së veprimit nga KQZ dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe sigurisë, ata “nuk kanë kërkuar ndonjëherë të dhëna rreth përfshirjes së Listës Serbe në organizimin e sulmit paramilitar në Banjskë më 24 shtator 2023”.

“E tërë kjo situatë është menaxhuar gabimisht dhe politikisht është në drejtim të nxitjeve të tensioneve në vazhdimësi, dhe kjo strategji, nëse mund ta quajmë ashtu, e vendos Qeverinë e Kosovës në një pozitë pak të lakmueshme: ‘Edhe të fikur, edhe të koritur!’”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.