United Hospital

Ramadani largohet nga klubi danez

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas 4 sezonesh me fanellën e Veljes në kampionatin danez të futbollit, mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka vendosur të largohet, për të provuar një eksperiencë të re.

Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në Instagram, ku zbulon se i ka përfunduar kontrata me Veljen dhe se do të kërkojë për një tjetër eksperiencë, teksa nuk ka ngurruar të falënderojë edhe tifozët e skuadrës.

“Fansa të dashur, ka ardhur koha të largohem nga Vejle. Dua t’ju falënderoj të gjithëve që qëndruan me mua këto 4 vite, në ditë të mira dhe të këqija, në ulje dhe në ngritje, ne qëndruam të fortë. Ju u bëtë pjesë e familjes time dhe keni një vend special në zemrën time. Jam shumë krenar që isha pjesë e skuadrës së Vejles dhe ne shkruam historinë së bashku.

ARKATANA

Falënderimi special për shokët e skuadrës, trajnerët e mi, presidentin dhe stafin. Ju uroj shëndet dhe gjithë të mira, jeni të bekuar, shumë dashuri për ju të gjithë”, shkroi Ramadani në Instagram.

Mesfushori 25-vjeçar e nisi karrierën në Superligën e Kosovës, ku ka veshur fanellat e skuadrave të Ferizajt, Dritës e Prishtinës, ndërsa në sezonin 2016-2017 ishte pjesë e Partizanit në Kategorinë Superiore, prej ku u transferua më pas te Velje./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.