UBT

Ramadani: Gjithçka ishte gabim

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetrajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani është shprehur i zhgënjyer pas derbit te humbur kundër Dritës, me rezultat 4-1. Ramadani deklaroi se tek skuadra e tij nuk funksionoi asgjë.

Mobi Casa

“Mendoj që ndjenjat psikologjike te lojtarët nuk janë në nivelin e duhur. Sot nuk ishim në asnjë element të mirë. Gjithçka ishte gabim. Duke filluar nga unë. Përzgjedhja në formacion ishte e gabuar. Qasja duhet të jetë më e lartë. Çdo humbje ka ngarkesën e vetë. Humbja në derbi është ngarkesë më e lartë. Orari në masakroi neve. Luajmë sërish pas dy ditësh”, tha Ramadani./rajonipress/