United Hospital

Ramadani flet për situatën me Covid-19: Çështjen e menaxhimit t’ua lëmë epidemiologëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani i ftuar në emisionin Pressing në T7 ka folur për situatën aktuale në vend në luftë me pandeminë Covid-19.

Thotë se IKSHPK është institucion i pavarur dhe më kredibil i shëndetësisë publike në vend.

Masat e reja, Qeveria Hoti e kufizon qarkullimin nga 22:30 deri në 5:00, në 13 komuna
Tha se në fillim nuk kishin menduar se koronavirusi do të zgjaste.

Ai shpjegoi se këshilluan hapjen më 1 qershor, pasi menduan se për tre muaj qytetarët do të mësonin si të mbroheshin nga Covid-19.

United Hospital

“Kemi pasur “presion” që të shpëtojmë jetën e njerëzve dhe “presion” që të shpëtojmë ekonominë. Ne vendosëm për të shpëtuar njerëzit, janë dhënë udhëzuesit se si të sillemi”, tha Ramadani.

“Lirimi ka qenë dashtë të bëhej, sepse çdo shtet e ka bërë”, tha Ramadani, duke treguar se masat e aplikuara në Kosovë nuk kanë qenë shtrënguese sikurse në vendet tjera.

Ai thotë se qytetarët duhet të mësohen të jetojnë me koronavirusin, dhe sa më herët që ndodh një gjë e tillë, situata do të përmirësohej.

Ai ka ripërsëritur disa herë se askush përveç epidemiologëve nuk duhet të udhëzojë menaxhimin e pandemisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.