Fundamenti

Ramadani: Ekstremizmi dhe tru-shpërlarja është rritur

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas postimit të fotografive të xhihadistit, Lavdrim Muhaxherit, ku ai shihet duke ia prerë kokën një personi, duke thënë se ekstremizmi dhe tru-shpërlarja është rritur dhe se shumë vonë po reagohet.

Lexojeni të plotë postimin e Burim Ramadanit në Facebook:

“Pamjet tmerruese të një shqiptari të Kosovës që i pret kokën një të riu janë dëshmi e nivelit të rëndë të kësaj ideologjie terroriste.

Tru-shpërlajra ekstremiste ka filluar shumë vite më parë.

P.sh. Lavdrim Muhaxheri, a është tru-shpërlarë? Tash shumica thuani po.

Por, disa vjet më parë shumë pak njerëz kanë pasur dijen dhe guximin për të drejtuar gishtin kah kjo çmenduri.

Madje, disa media e gazetarë më akuzonin për “përzierje në fe”(!).

Të tjerët, keni bërë fushatë kundër meje pa u ndalur për vite të tëra, ndërsa nuk e keni kuptuar se realisht keni dëmtuar shoqërinë dhe veten tuaj, sepse keni mbrojtur tru-shpërlarët.

Para disa muajsh, një shqiptar i Kosovë bëri sulm vetëvrasës në Irak, duke vrarë mbi 50 civilë, gra e fëmijë. Po ashtu, edhe ky tru-shpërlarë.

Të dy rastet terroriste, Lavdrim Muhaxheri dhe Blerim Heta, tregojnë për rrezikun e kësaj ideologjie ekstremiste që thirret në emër të islamit.

Vrasja e grave e fëmijëve dhe prerja në fyt janë vepra terroriste. Asgjë më pak.

FIDANISHTJA

EDHE DIÇKA:

Pse po alarmohemi ne shqiptarët gjithnjë me vonesë?

Pse jemi kaq të padijshëm?

Pse kurrë nuk mendojmë?

Pse nuk kuptojmë asgjë?

Për afërsisht qe 7 vjet kam folur me saktësi për ekstremizmin islamist, në të cilin janë përfshirë edhe shqiptarët.

“Anti-fetar”, “jahudi”, “anti-musliman”, “qafir”, “i Vatikanit”, e çka jo tjetër më keni thënë.

Sa herë që më keni thënë kështu e më keni kërcënuar rëndë, e kam kuptuar sa keq i kemi punët.

Sikur këto statusa t’i shkruanit edhe para 4-5 vjetësh, kur ju kam alarmuar për këtë, besoj se do të rritej presioni social kundër devijimeve.

Nëse një ditë shpejt ndodh ndonjë alt terrorist në Kosovë, nuk keni pse të befasoheni. I keni shenjat dhe tru-shpërlarjen qe disa vite. I keni injoruar ato. Burim R. 30 korrik 2014”, (sic), ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/