Hidromorava

Ramadani: Duam fitore ndaj Italisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani foli për mediet italiane pas barazimit pa gola të Lecces ndaj Romës.

Ramadani u shpreh se në minutat e para të ndeshjes ndjeu që Lecce mund të fitonte.

“Pas dhjetë minutave të para ndjeva se mund ta fitonim këtë ndeshje, ata patën vetëm dy raste të rrezikshme, ndërsa ne bëmë shumë më tepër”, tha fillimisht ai.

I pyetur për lojën me Blin, Ramadani theksoi se në ndryshim nga loja me Bajramin dhe Asllanin te Kombëtarja, me mesfushorin francez te Lecce luan më shumë përpara.

Fundamenti

“Në kombëtare luaj me Bajramin dhe Asllanin dhe jam mësuar. Me Blin kam më shumë mundësi për të ecur përpara, pasi ai kujdeset më shumë për fazën mbrojtëse. Kur marrim topin dua të shkoj për të shënuar”, deklaroi shqiptari.

Teksa për ndeshjen që Shqipëria do të luajë me Italinë në Evropian, ai u shpreh se do të jetë e vështirë, përcjell ss.

“Do të jetë një ndeshje komplekse sepse unë luaj këtu në Itali, ata janë një ekip i fortë, por ne gjithashtu do të luajmë për të fituar”, u shpreh në fund Ylber Ramadani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.