FIDANISHTJA

Ramadani: Dhëntë Zoti mos të bëjnë me Kosovën, çfarë kanë bërë me Gjilanin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga ekipi i tij i fitores, të enjten kanë vazhduar me tubimet me nëndegë, duke qëndruar kështu në lagjen e VIII-, në tubimin e organizuar nga nënkryetarja e LDD-së dhe njëherit kandidatja për këshilltare komunale Drita Maliqi.

Të pritur nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, kryetari Kadriu, kryetari i LDD-së Jashar Ramadani dhe kandidatja për këshilltare komunale Drita Maliqi, kanë folur para të pranishmëve për programin që Aleanca ka për qytetarin e Gjilanit.

Jashar Ramadani, kryetar i LDD-së në Gjilan, ka thënë se muaji i fushatës në botë është zhvillim i demokracisë ku partitë politike garojnë me programe të ndryshme.
“Por, ne nuk jemi bota bashkëkohore, nuk jemi bota demokratike dhe ky muaj është fushatë e shitblerjes së karakterit tonë njerëzor që kemi. Po e dëgjojmë një moto “sot Gjilani, nesër Kosova”, por gjashtë Zoti mos të bëjnë me Kosovën çfarë kanë bërë me Gjilanin”, ka thënë Jashari.

Fundamenti

Drita Maliqi, kandidatë për këshilltare komunale nga radhët e koalicionit AAK-LDD, i ka bërë thirrje qytetarëve të lagjes së VIII-të që të votojnë koalicionin AAK-LDD, koalicion ky që ajo e ka quajtur shpëtimtar jo vetëm për Gjilanin, por për mbarë Kosovën.

Ndërkaq, kryetari Kadriu ka folur para qytetarëve për prioritetet që Aleanca ka për këtë lagje dhe për projektet që pritet të realizohen në të ardhmen.

“Ne tashmë kemi realizuar disa projekte në këtë lagje dhe unë ju jap fjalën që projekte të tilla edhe më të mëdha do të realizohen në të ardhmen. Qytetarët kanë nevojë tani më shumë se kurrë për plotësimin e kushteve dhe nevojave të tyre. Ne, Aleanca do ta bëjmë këtë, sepse e kemi dëshmuar tash e gjashtë muaj që prioriteti ynë kryesor është përmirësimi i jetës për qytetarin e Gjilanit”, ka thënë kryetari Kadriu thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.