Hidromorava

Ramadani: Dështimet në sektorin e bujqësisë evidente

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Duke e vlerësuar kulturën e grurit të një rëndësie të veçantë, qoftë nga rëndësia ekonomike, por edhe ajo strategjike, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira në fushatë mobilizim të plotë për grumbullimin e çdo kokrre të grurit ka thënë Ramiz Ramadani.

Ramiz Ramadani nga komisioni për bujqësi tha se vendimi i MBPZHR se nuk do të ketë subvencionim të naftës për autokombajnerë, godet në mënyrë direkte të gjithë kombajnerët dhe indirekt të gjithë prodhuesit e grurit. “Subvencionimi i naftës për kombajnerë ishte i pjesshëm dhe i kufizuar në sasi dhe kur realisht do të duhej që ky subvencionim të plotësohej ndodh absurditeti. Vlerësojmë se ky vendim i pa analizuar ka prodhuar çmimin prej 120 €, e që është shumë i lartë për bujq” ka thënë Ramadani.

Sipas tij duke e ditur gjendjen e autokombajnave që do të angazhohen në fushatë dhe mundësit buxhetore të kombajnerëve për t`i mirëmbajtur këto makineri, kërkojmë nga Drejtoria e bujqësisë që të formoj komision profesional i cili do të vlerësoj gjendjen teknike të secilit autokombajnë. “Me qëllim të zvogëlimit të humbjeve në kondita të lejueshme është i domosdoshëm subvencionimi i pjesëve rezervë për autokombajna. Subvencionimi duhet të bëhet me prioritet për pjesët që drejtpërsëdrejti ndikojnë në zvogëlimin e humbjeve siç janë sitat dhe pjesët të cilat kanë nevojë të ndërrohen disa herë gjatë sezonës. Fatmirësisht Gjilani ka kapacitete të mjaftueshme pranuese dhe përpunuese të sasisë së grurit të prodhuar dhe tre mullit ekzistues janë të vendosur në atë mënyrë që bujqve ju ofrojnë qasje të lehtë” tha Ramadani.

Uji Dea

Ramadani ka apeluar tek të gjithë bujqit që pas korrjes, hamulloret mos të ndizen, ngase është e dëmshme për botën e gjallë dhe mikroorganizmat që kanë rol të rëndësishëm në zbërthimin e materieve organike në ngastrat e tyre.

Ramadani edhe njëherë ka përkutjuar dëmet nga breshëri që goditi fshatrat: Zhegër, Llashticë, Pograxhë, Miresh, Stublinë etj. dhe ka pasur dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore. Gjithashtu, edhe me datën 7 qershor ka pasur dëme nga breshëri në pemishtet e fshatit Kravaricë. “Deri më tani ne nuk e kemi një raport nga komisioni për dëmet e shkaktuara, por në vend të këtij raporti ne nga drejtori i bujqësisë, me datën 28 qershor kemi pranuar nja katër foto ( ku shihën qartë dëmet) pa asnjë informatë. Kur i shtohen kësaj edhe shumë vërejtje nga tereni se nuk janë vizituar fare, tregon për mungesën e plotë të seriozitetit të Qeverisë komunale dhe drejtorisë përkatëse. Në këto rrethana gati se është e pamundur të pritet ndonjë mbështetje për dëmet e shkaktuara qoftë nga niveli qendror apo ai lokal” ka thënë ai.

Sipas Ramadanit dështimi tjetër që e godit këtë sektor është korniza buxhetore afatmesme e cila u miratua në seancën e fundit. “Në këtë kornizë buxhetore për projekte zhvillimore në bujqësi, për vitin 2014 parashihen 80.000 €. Prej të cilave 56.000 € i dedikohen mbjelljes së drunjve dekorativ dhe mbesin 24.000 € për projekte kapitale në bujqësi. Kundërshtimin e kësaj kornize buxhetore do ta bëjmë me alternativen zhvillimore të LDK-së në këtë sektor”./rajonipress/