UBT

Ramadani: Dëmet në bujqësi mbi 75 mijë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komisioni i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan për vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve të fundit, i formuar më 22 prill 2014, ka dalë sot me vlerësimet për dëmet në kulturat bujqësore. Në një konferencë për media, drejtori i drejtorisë për Bujqësi Ramiz Ramadani, është shprehur se vlera e këtyre dëmeve nga vërshimet e fundit është 75.446 euro, përderisa tha se janë vërshuar 131 hektarë tokë.

Ramadani tha se dëmet më të mëdha kanë qenë përgjatë lumit “Morava”, duke filluar nga fshati Nasalë, Velekincë, Uglarë, Pogragjë e deri në dalje të fshatit Dobërçan.

Gjithashtu, vërshimet të mëdha pati në Grykën e Karadakut përmes lumit “Zhegra”, në fshatrat Shurdhan, Haxhaj, Demiraj, Zhegër, Lladovë, Haxhaj e Pidiq.

Uji Dea

“Te kulturat vjeshtore (gruri) është vlerësuar dëmi në rendiment, te kulturat pranverore që përfshinë, misrin, pataten, fasulen etj., është vlerësuar dëmi në rimbjellje që përfshinë: farën, përgatitjen e tokës dhe plehërimin, ndërsa te livadhet dhe junxha është vlerësuar dëmi në kositjen e parë”, ka thënë Ramadani.

Drejtori i Bujqësisë tha se menjëherë do t’i drejtohen qeverisë, konkretisht Ministrisë së Bujqësisë, duke ia adresuar këtë raport për kompensimin e këtyre dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit, marrë parasysh buxhetin e limituar të Komunës së Gjilanit.

Ai tha se kemi konsideruar që duhet të bëhet ndërhyrja në të gjithë lumenjtë për të evituar vërshimet e mundshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.