Ramadan Bunjaku ofron dorëheqje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sonte në orët e mbrëmjes në një takim të thirrur nga Kryetari i bordit Besim Ismaili, për t’u njoftuar me punën e deritanishme të Kryetarit të klubit Ramadan Bunjaku dhe për zhvillimet e përgjithshme, gjendjen në klub. Ramadan Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të klubit “Drita”.

Në një komunikatë të KF “Drita” thuhet se pas një diskutimi të gjatë dhe konstruktiv është kërkuar llogaridhënie nga zoti Bunjaku për mos përmbushjen e objektivave të cilat i patë premtuar para se të bëhet kryetar.

Bordi ka konstatuar se Bunjaku nuk i ka kryer përgjegjësit që i ka marrë mbi supe të veta, që kur u bë kryetar dhe kërkoi nga ai të ofroj dorëheqjen, gjë që edhe ndodhi nga zoti Bunjaku.

Mobi Casa

Ju kujtojmë se të gjitha vendimet që janë marrë deri tani, që të gjitha do të rishikohen me përpikmëri deri me një.

KF “Drita” do të vazhdojë punën gjatë ditëve në vijim me intensitet edhe më të lartë, ku deri në zgjedhjen e kryetarit të ri do të udhëhiqet nga bordi i klubit ka thënë Besim Ismajli./rajonipress/.