United Hospital

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia, privatët nuk kanë për ta marrë më

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë numri i turistëve në Shqipëri, në këtë sezonë është rritur me 6% krahasuar me një vit më parë.

Mirëpo, Rama shprehur pakënaqësi me menaxhimin e plazheve.

Kryeministri theksoi se plazhi i Ksamilit vitin e ardhshëm do të menaxhohet nga Bashkia, duke shprehur kritika për shërbimin dhe çmimet në këtë zonë.

Janë plazhet bosh… Është 5%-6% në rritje në krahasim me vitin e kaluar, me shifra po flas. Po ti gjithmonë i gjen palesh bosh mo Fevzi. Unë po të tregoj shifrat që janë shifrat e aeroportit që mund t’i verifikosh. Unë di sa kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, di sa kanë hyrë nga ajri”, ka thënë Rama.

HW

Rama paralajmëroi se plazhi i Ksamilit dhe Dhërmiut do të bëhen plazhe publike.

“Vijmë edhe te kjo. Më the a jam i kënaqur me prurjen, thash nuk jam i kënaqur me disa fenomene. E para është budallallëku i një pjese që në jug është shumë që kanë investuar dhe kanë hedhur aty një pjesë të madhe që kanë dhe sjellen me investimin e tyre sikur është dita e fundit. Nëse vendosin çmime që nuk i përgjigjet shërbimet nuk do të ketë vitin e ardhshëm njerëz që shkojnë te ata dhe pas tre vitesh do të qajnë. Duhet të studiojnë çmimet sa e ka Italia… duhet ta bëjnë për vete. Ata duhet të mendojnë se çfarë do të bëjnë me investimin pas 5 vitesh…

Plazhi i Ksamilit nuk është plazhi i Durrësit, nuk kanë për ta marrë më vitin e ardhshëm. Ka për ta marrë të gjithë bashkia. Plazhin e Dhërmiut nuk kanë për ta marrë më do e marrë bashkia, plazhin e Vlorës nuk kanë për ta marrë më. Në Velipojë, unë kam folur me Benet Becin, nuk kanë për t’i marrë më. Nuk do rrimë jo kam hotel jo s’ke hotel, jo fare, jo e ke në vijë të dytë, jo në vijë të tretë. Nuk mundet dot të merret peng Ksamili. Kur sheh shërbimin është një shërbim çfarë të them. Të gjithë plazhin e Ksamilit do e menaxhojë bashkia. Nuk ka plazhe të tyre, ta harrojnë këtë gjë. Plazhet e hapura janë të shtetit, pa leje. Do e marrë bashkia”, tha Rama në Opinion.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.