Eko Higjiena

Rama vazhdon t’i dalë në mbrojtje ish-presidentit Thaçi: Liria ka emër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i veshur në uniformën e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), në mbishkrimin ‘Liria ka emër’.

Rama një fotografi të tillë e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, një ditë pasi publikoi një video të një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e sekuencës së dokumentarit të titulluar “Liria ka emër”, raporton Gazeta Express.

“#LiriaKaEmër” është mbishkrimi i postimit të bërë nga Rama, i cili ia ka bashkëngjitur edhe flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Uji Dea

I pari i legjislativit në Shqipëri, një ditë më parë, publikoi edhe rrëfimin e Kjani Gurit, ish-ushtar i UÇK’së, duke ofruar mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare.

“Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike… Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, si dhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, po gjykohen nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Deri më tani janë mbajtur seancat e para gjykuese për të tre ish-anëtarët e UÇK’së. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.