ARKATANA

Rama: Thaçi e ka gjithë mbështetjen e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj të parit të Kosovës, ka reaguar i pari i legjislativit të Shqipërisë duke thënë se Thaçi e ka mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter i ka mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ky proces do ta mbyllë përfundimisht, siç i referohet ai, luftës së pastër të UÇK-së, shkruan Gazeta Express.

Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj????

ARKATANA

“Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacenueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, ka thënë ai.

Përgjatë ditës së sotme, iu është konfirmuar aktakuza e ngritur përpara gjashtë muajsh ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Prokurorisë së Specializuar, Thaçi po akuzohet për krime lufte përgjatë luftës së fundit të Kosovës.

Sot iu është konfirmuar aktakuza edhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, të cilit po i rëndojnë të njëjtat akuza nga gjykata ndërkombëtare e Hagës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.