ARKATANA

Rama takon Stoltenberg: Konsiderojeni përfshirjen e Kosovës në Partneritetin e Paqes

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel ku edhe është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rama theksoi se është krenar që Parlamenti shqiptar u bë një prej parlamenteve të para që ka ratifikuar protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO ndërsa shtoi se vendi qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për vendet e aleancës për përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqen.

Rama ka folur gjithashtu për propozimin e Shqipërisë për një bazë detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano.

Uji Dea

“Është kënaqësi dhe nder që kthehem këtu dhe që kam mundësi të ndaj me ju opinione pas Samitit të Madritit që ishte moment historik në përgjigje ndaj rreziqeve të sigurisë Europiane. Është me rëndësi që ne të vijojmë bashkëbisedimin përkundrejt situatës dhe detyrimet që kemi në Ballkanin Perëndimor dhe të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë”, ka thënë Rama.

“Ne si vend aleat dhe kandidat për BE do të luajmë rolin tonë në mbështetje të paqe dhe të stabilitetin dhe koncepti i ri thekson rolin e Ballkanit për NATO-n”, tha Rama.

“Unë dua të theksoj nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqen edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë se ky është një mekanizëm konsensual. Unë mendoj se ky duhet të konsiderohet dhe e vlerësoj disponibilitetin tuaj për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës tonë për të vënë në funksion një bazë detare të teknologjisë së fundit, që mund të ndërtojmë duke pasur në konsideratë vështirësitë që po kalon bota. Dhe është gjithnjë e dobishme të kthehesh këtu me energji të plota dhe të vazhdosh t’i shërbesh kësaj aleance të shenjtë”, ka shtuar Rama.

Në fund, Rama falënderoi Stoltenberg për prezantimin e idesë për bazën e re të NATO-s në Durrës, që pretendohet të ndërtohet në portin e ri të Durrësit në Porto Romano. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.