ARKATANA

Rama: Shqiptarët do të bashkohen në Evropën e bashkuar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit, deklaroi se nëse shqiptarët duan ta nderojnë këtë shtatore, ata duhet të vazhdojnë drejt rrugës së vlerave demokratike dhe drejt përmbushjes së amanetit të shqiptarëve të bashkuar në Evropën e bashkuar.

“Shtatorja e Ismail Qemalit del për të mos lëvizur në këtë shesh si guri i rënd në vendin e vet. Sot vjen me këmbët e veta, ati i pavarësisë së Shqipërisë, dhe prehet me shpirtin e tij rrezatues edhe në këtë tokë përfundimisht të çliruar dhe sovrane njëherë e përjetë”, ka thënë ai.

Rama tha se kur Ismail Qemali i kërkonte fqinjëve që të respektojnë fjalën e dhënë, nuk kërkoi traktate e dokumente. “Kur shqiptarët e Maqedonisë përkushtohen për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, ata nuk kërkojnë lëmosh nga një shtet i vobektë, por kërkojnë të drejtat e tyre, siç nuk kërkojnë asgjë më shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës, se sa të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Ai shtoi se Shqipëria e Kosova nuk e kanë ndërmend ta shkelin fjalën e dhënë që shqiptarët do të bashkohen ekonomikisht dhe nën çatinë e Evropës.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemailit, tha ka deklaruar se deri në fund të vitit do ta dërgojnë shtatoren e Hasan Prishtinës në Vlorë.

Ai tha se duam bashkimin e shqiptarëve dhe përparimin ekonomik.

“Nuk kemi nevojë për thënie të reja, mjafton t’i implementojmë ato që i kanë dashur Ismail Qemali dhe rilindasit tonë”, ka thënë ai.

ARKATANA

Ahmeti tha se në fjalët dhe veprat e Ismail Qemaili ka dhënë dy porosi, shtet ndërtimin dhe bashkimin.

Ai falënderoi të gjithë të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e këtij e kësaj shtatore./KP/

——————————————————————————

Edi Rama e Shpend Ahmeti zbuluan shtatoren e Ismail Qemalit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti , në këto momente kanë zbuluar shtatoren e Ismail Qemalit në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, pas disa pikave muzikore për Ismail Qemalin, pritet që të pranishmëve t’i drejtohen me nga një fjalë rasti, Edi Rama dhe Shpend Ahmeti.

Në këtë ceremoni nuk po marrin pjesë presidentja Jahjaha, e cila gjendet në Jordani. Aty nuk janë as kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Thaçi./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.