Fundamenti

Rama shkruan për ditëlindjen e Thaçit: Ai është i marrë peng nga bashkësia e lartë ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka uruar ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes.

Përgjatë këtij mesazhi, kreu i qeverisë shqiptare ka artikuluar edhe disa pyetje, të cilat lidhen kryesisht me Fuqitë e Mëdha, që lindën Gjykatën e Hagës, nëse e kishin parashikuar se historia e kësaj gjykate “do të zhvillohej kaq zymtësisht e padrejtë me njerëz që luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe me vetë Kosovën?!”.

Rama, thotë se Thaçi është një person i marrë peng nga bashkësia ndërkombëtare.

Uji Dea

“Sot ka qenë një ditë e vrenjtur edhe brenda meje. Zakonisht në këtë ditë të vitit jam mësuar, prej vitesh, t’i uroj ditëlindjen sivëllait tim, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe pengesa për t’ia uruar ditëlindjen një njeriu të dashur, të gjallë e të marrë peng në rrethana të njohura, jo nga forca të errëta e të panjohura, po nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare, ka gjithë ditën që më rri mbi kokë si boshllëk i zymtë, thithës e lodhës”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se nuk ka dashur që ta bëj që në mëngjes urimin digjital me foto e fjalë që i thuhen dikujt që edhe mund ta marrësh në telefon, por një ngërç e ka penguar “në formën e një inati nga pafuqia”.

“As e kam dot idenë nëse si vëllau im do të mund t’i lexojë sot këto rreshta, që as urim nuk janë edhe pse urimin që të jetojë sa malet e Shqipërisë unë po e bëj, por di me siguri që në këtë ditëlindje të Hashim Thaçit kam tërë ditën që më rri si gozhdë e ngulur në tru pyetja: A e dinin vallë ata, miqtë tanë të mëdhenj që e lindën atë gjykatë, se historia e saj do të zhvillohej kështu, kaq zymtësisht e padrejtë me njerëz që luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe me vetë Kosovën?! Kam frikë se të vërtetën për këtë s’kam për ta marrë vesh kurrë. Po ndoshta këtë frikë e kam nga vranësira brenda meje që s’ia urova dot ditëlindjen Hashimit me telefon, siç jam mësuar prej shumë vitesh. Edhe 100 Komandant”, mbyll postin e tij kryeministri Rama.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.