Rama shënon në Kupën e Gjermanisë

Valdet Rama po vazhdon me formë të mirë. Futbollisti kosovar ka shënuar gol, në ndeshjen ndërmjet Munchen 1860 dhe Freiburg, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.
Në fakt, përfaqësuesi shqiptar shënoi në minutën e 16-të, në ndeshjen që është në zhvillim e sipër.
Kurse, rezultatin e barazoi Sebastian Freis, në minutën e 25-të. Shpresojmë që ekipi i ish futbollistit të Valladolidit të shënojë fitore dhe të kualifikohet në fazën tjetër.