RCCOLA

Rama rrëfen çfarë i tha Macron: Nuk do të hap rrugë për vizat nëse Kosova nuk pranon planin franko-gjerman

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për takimin që kishte me presidentin francez, Emmanuel Macron gjatë Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë.

Kreu i qeverisë u shpreh se Macron i tha se “nuk do të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë së planit franko-gjerman”.

Rama këshilloi politikën në Kosovë që ta lexojnë mirë atë që tha Macron pasi sipas tij, ai foli për disa javë në vijim që janë “javë oportuniteti”.

“Ai e preku çështjen e situatës në procesin e dialogut, si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët ai është vetvetiu i lënduar me faktin që edhe pse është angazhuar personalisht bashkë me kancelarin Scholz për të vënë në tavolinë një plan që quhet plani franko-gjerman dhe që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës në këtë fazë të historisë së saj dhe duke diskutuar më tha që unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman”, tha Rama këtë të enjte një intervistë për emisionin “Opinion” në TvKlan.

Blendi Fevziu: Çfarë kishte ai parasysh me “nuk do t’i hap rrugë”? Vizat?

Edi Rama: Po, natyrisht!

Mobi Casa

Blendi Fevziu: Pra Macron ishte i drejtpërdrejtë që nuk do të lejojë vizat në qoftë se Prishtina nuk pranon planin. Po në qoftë se Vuçiç nuk e pranon planin?

Edi Rama: E tha edhe në konferencë.

Blendi Fevziu: Po se pati komente më pas që nuk e ka thënë ashtu, e ka thënë në një këndvështrim tjetër? U ngjallën mjaft diskutime.

Edi Rama: Ajo ishte shumë e qartë. Ajo që është shqetësuese është që edhe figura publike, edhe profile false me nxitje nga figura publike u hodhën në një sulm ndaj tij dhe ndaj madje u hodhën edhe në sulm ndaj meje, a thua se e bëra unë atë

Blendi Fevziu: Pse Macron duhej të vinte ta bënte në Tiranë atë deklaratë zoti Rama mbi gjysmën tjetër të botës shqiptare?

Edi Rama: A thua se e kam unë gjithë fuqinë t’i them Presidentit francez, do bësh, këtë, do bësh atë. Përkundrazi, por kjo është një tjetër, nuk ka rëndësi se unë jam mësuar me këtë. I këshilloj ta lexojnë mirë atë që tha sepse foli për disa javë në vijim që janë javë oportuniteti. Pra duhet të ketë lëvizje në drejtimin e duhur se nuk mund të merret peng gjithë bashkësia e aleatëve dhe e miqve të Kosovës, nuk mund të merret peng i gjithë komuniteti euroatlantik për ti bërë karshillëk një përpjekje të tyre, shumë, shumë të vendosur dhe po kaq të sinqertë për të zgjidhur çështjen e vetë Kosovës.