Eko Higjiena

Rama reagon për trenin: Serbët kurrën e kurrës si zot vendi në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e tij për ngjarjen që u vlerësua si provokim i fortë i Serbisë ndaj Kosovës, sic ishte nisja e trenit nga Beogradi për Kosovë.

Por kryeministri shqiptar Edi Rama nuk i ka shpëtuar ‘presionit’ të vetë qytetarëve të cilët kanë gjetur rastin ta pyesin në Facebook.

Kryeministri shqiptar shprehet se nuk ka nevojë të ngrihet një shqetësim për atë që ai e quan lojë politike me “trena e me aeroplanë”.

Komentuesi i shkruan Ramës të bashkojë forcat ushtarake me Kosovën pasi sipas tij Serbia po futet prapë në Kosovë, por kryeministri e ka të qartë përgjigjen: Sipas tij, serbët do futen në Kosovë vetëm si turistë!

“Serbët e Beogradit në Kosovë veç si turiste do të vijnë një ditë, po si zot të vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës”, shkruan Rama duke vendosur edhe një “emotion” në Facebook me një fytyrë të qeshur.

ARKATANA

Duke kërkuar t’i japë garanci qytetarëve, se Kosova ja doli si një shtet i pavarur, ndërsa Serbia sipas tij vijon të vuajë ende makthet e së shkuarës. Makthe që sipas tij do të vijojnë derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Tek ky makth – sipas Ramës – fshihet edhe arsyeja pse Serbia bën marrëzira, sic ishte edhe rasti i trenit.

“Këto lojërat me trena e me aeroplana janë manovra politike, për hesape politike, po hesapi i lirisë e pavarësisë së Kosovës është kry”, përfundon kryeministri Rama.

Në përgjigjen e tij Rama heziton të japë një qëndrim si kryeministër i Shqipërisë, nëse e dënon apo jo veprimin e qeverisë serbe të drejtuar nga Aleksandër Vuçiç.

Autoritetet serbe thanë se treni shënon hapjen e linjës hekurudhore prej Beogradit drejt Kosovës, për herë të parë që prej përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe.

Por, zyrtarët në Kosovë thanë se treni me mbishkrime ultranacionaliste që shkaktoi jo pak trazira në rajon, është provokim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.