Mobi Casa

Rama pyetet për bojkotin e Kurtit: Kush deshi, erdhi

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka dashur të komentojë rreth mospjesëmarrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në takimin informal me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Tiranë.

Pas takimit, Rama ka biseduar me gazetarët, ku ka thënë se të gjithë ishin të ftuar.

“Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, ka thënë Rama kur është pyetur nëse i vjen keq që në këtë takim nuk ishte Kurti.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor.

Në takim ka munguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një aktivitet tjetër në Greqi.

Uji Dea

Por, aty kanë marrë pjesë, komisioneri për Zgjerim të Fqinjësisë, Oliver Varhelyi. kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq.

Rama ka thënë se në këtë takim është diskutuar për mbështetje financiare të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se plani për mbështetje është në diskutim por sipas tij është herët të flitet për diçka konkrete, se kush sa do të përfitojë.

“Pas goditjes së njëpasnjëshme të pandemisë, krizës energjetike në tërësi, konflikti në Ukrainë, që kanë bërë që BE të shpërndajë fonde shumë të konsiderueshme mbështetje për vendet anëtare, dhe kjo e ka zgjatuar hendekun në mes nesh dhe vendeve anëtare në aspektin e kapaciteteve plus, mundësive të brendshme të çdo vendi. Duke marrë parasysh jo vetëm këtë pasojë, por edhe kontekstin e përgjithshëm dhe të gjithë sfidat që sot janë të përbashkëta, po aq sa janë të përvetshme, jemi përpjekur, edhe duke u koordinuar me të tjerët që të krijomë një tjetër qasje, që do të thotë, paralelisht me ecurinë e procesit të negociatave të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, kjo është diçka që ka filluar të formësohet dhe një plan i ri mbështetje financiare dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor është duke u përgatitur, dhe për këtë ishim sot me komisionerin për të diskutuar se si nga njëra anë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të mbështetën më shumë financiarisht dhe si mund të u hapen disa shtigje të integrimit në tregun e bashkuar evropian, pa pritur që ato të anëtarësohen në BE”, ka thënë Rama.

Në tetor të këtij viti, Shqipëria do të mirëpres samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë Bashkimit Evropian.